17:34 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / A. A

Lajm i keq për ‘Intelektualët’, Ardian Cuculi e humb sezonin

Mbrojtësi i Dritës, Ardian Cuculi e ka kaluar me sukses operimin në nyjën e krahut.

Ai u lëndua në ndeshjen e fundit kundër Gjilanit.

Klubi ka konfirmuar që qendër-mbrojtësi do të mungojë të paktën 6 javë, që do të thotë se ai nuk mund të luaj në ndeshjet e sezonit vjeshtor.

Vitin e kaluar, 33 vjeçari ishte shtyllë e mbrojtjes dhe një prej më të merituarve që Drita u shpallë kampion.

/Indeksonline/