75 Mall Live Search
23:28 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

Lajm i keq për Interin pas fitores në derbi

Inter ka fituar derbin kundër Milan-it me një gol të Mauro Icardi-t në minutat e fundit, por zikaltrit kanë humbur Radja Nainggolan për shkak dëmtimi.

Gjendja e belgut do të vlerësohet në ditët në vazhdim nga stafi mjekësor i ziklatërve, por ish-lojtari i Roma-s rrezikon të mungojë në ndeshjen e Champions League kundër Barcelona-s.

Sfida do të zhvillohet të mërkurën në mbrëmje në “Camp Nou”.