16:17 / E Martë, 20 Tetor 2020 / C E

Lajm i keq për Milanin, lëndohet lojtari më në formë

Milani ka marrë një lajm shumë të keq gjatë ditës së sotme.

Hakan Calhanoglu ka pësuar një lëndim dhe do të mungoj në ndeshjen ndaj Celtikut në Europa League.

Ai është parë duke dalë me paterica nga qendra stërvitore në Milanello.

Turku do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për tu konstatuar shkalla e lëndimit.

Numri 10 i rosonerëve ka qenë lojtari kyç i skuadrës në këtë fazë pas karantinimit. /IndeksOnline/