Lajm i keq për Muriqin/ Ja çfarë i ndodhi pas ndeshjes në Champions League

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi luajti 20 minuta kundër Zenitit të Shën Petersburgut në fitoren 3-1 të Lazios në kuadër të Ligës së Kampionëve.
26 vjeçari shpërdoroi një mundësi të mirë për të gjetur golin e parë në fanellën e klubit italian.
Në fund të ndeshjes duket se ai ka pësuar një lëndim.
‘Il Messaggero’ raporton se Vedat Muriqi ka ndjerë një tërheqje muskulore dhe sonte do t’i nënshtohet ekzaminimit, transmeton Indeksonline.
Ai mungoi në stërvitjen e sotme me Lazion.
Ndryshe, sulmuesi kosovar realizoi 2 gola në 3 ndeshje me Kosovën, kundër Shqipërisë dhe Moldavisë por ende nuk po arrinë të zhbllohohet te Lazio.
/Indeksonline/