23:18 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Lajm i keq për Real Madridin, Eden Hazard e humb derbin me Barcelonën

Lëndimi që pësoi Eden Hazard kundër Paris Saint Germainit, është më serioz se që mendohej.

Mesfushori i Real Madridit nuk do të luaj më tepër se një muaj.

Klubi tashmë ka zyrtarizuar që ai nuk do të jetë i gatshëm as për derbin ndaj Barcelonës që zhvillohet më 18 dhjetor në Camp Nou, transmeton Indeksonline.

Kujtojmë që dy pretendentët kryesorë për titullin e kampionit, janë me pikë të barabarta nga 31, Barcelona në vendin e parë ndërsa Real Madridi në të dytin.

/Indeksonline/