23:08 / E Enjte, 27 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Lajm i keq për tifozët e Juventusit dhe Interit, ndeshja do të luhet pa tifoz

Tani edhe zyrtarisht është konfirmuar që ndeshja në mes Juventusit dhe Interit do të luhet me dyer të mbyllura, pra pa praninë e tifozëve.

Po ashtu përveq kësaj ndeshje edhe tri ndeshje tjera që do të luhen në këtë vikend do të zhvillohen me dyer të mbyllura për shkak të frikës së përhapjes së coronavirusit.

Ky po del që të jetë një lajm jo i mirë për tifozët të cilët kanë dëshiruar që ta ndjekin këtë ndeshje nga tribunat./IndeksOnline/.