13:06 / E Enjte, 23 Gusht 2018 / indeksADMonline

Lajm i madh për Arsenalin, rikthehet kapiteni

Tifozët e Arsenalit kanë mirëpritur kapitenin Laurent Koscielny pasi u kthye në trajnime pas operacionit.

Mbrojtësi francez ishte kthyer në Londër të enjten në mëngjes për të vazhduar rehabilitimin e tij, shkruan indeksonline.

32-vjeçari u largua pas 11 minutash nga ndeshja e dytë e gjysmëfinales e Europa League kundër Atletico Madrid, pasi Gunners u eliminuan nga fituesit e turrneut.

Koscielny u rrëzua me dhimbje dhe duhej të largohej me një barelë nga Wanda Metropolitano.

Ai pritet të përballet me më shumë kohë për t’u kthyer në skuadër dhe për tu rehabilituar plotësisht. /IndeksOnline/