20:47 / E Mërkurë, 05 Tetor 2022 / AR

Lajm i madh për turizmin në Deçan, shpejt do të ketë valë në bjeshk

Deçani vazhdon të shëndrrohet në një zonë turistike mjaft perspektive. 

Kryetari i Deçanit është afër përfundimit të një projekti madhor për zhvillimin e turizmit. Vendosja e antenave në bjeshkët e kësaj zone është në përfundim.

Ky lajm do të jetë i mirëseardhur sidomos për zjarrëfikësit, rastet emegjente, policinë, dhe rastet shëndetësore kur në të kaluarën ka patur edhe tragjedi nga pamundësia për komunikim.

Antenat gjigante pritet të furnizojnë me valë rreth 90% të zonës turistike malore në Deçan.

“Përfundoi më në fund!

Me padurim po presim që për pak dit me hy në funksion.

Respekt nga une, me konsideratën më të lartë për të gjithë ju që kontribuat në realizimin e këtij projekti”, shkruan Bashkim Ramosaj në njoftim./Indeksonline/