12:40 / E Enjte, 13 Maj 2021 / C E

Lajm i mirë: Finalja e Ligës së Kampionëve do të luhet me tifozë

Manchester City dhe Chelsea do të takohen në finalen e Ligës së Kampionëve që do të zhvillohet me 29 maj.

Fillimisht ndeshja ishte planifikuar të luhet në Stamboll por më pas është zhvendosur në Portugali pasi që qeveria britaneze e konsideron Turqinë vend me rrezikshmëri të lartë, shkruan Indeksonline.

Sipas SKY Sport, ndeshja do të luhet me një numër të kufizuar të tifozëve.

Dy skuadrat angleze janë lejuar që të marrin me vete 6000 tifozë që do të ndahen në mënyrë proporcionale.

Tifozët që kthehen në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të duhet të bëjnë karantinë, me Portugalinë aktualisht në ‘listën e gjelbër’ të Qeverisë. /IndeksOnline/