75 Mall Live Search
18:35 / E Diele, 28 Qershor 2026 / G T

Valon Behrami largohet nga Watfordi, e kishte një post të rëndësishëm

Skuadra e Watfordit, ka konfirmuar se Valon Behrami nuk do të jetë më pjesë e klubit, pasi ka përfunduar bashkëpunimin në rolin e ndihmësit të drejtorit sportiv.

Së bashku me ish-mesfushorin shqiptar me pasaportë zvicerane, nga klubi janë larguar edhe Charlie Daniels dhe Alberto Garrido, ndërsa Dan Gosling do të vazhdojë të jetë pjesë e stafit të trajnerit Alessio Dionisi, shkruan Indeksonline

Behrami u rikthye në “Vicarage Road” në korrik të vitit të kaluar, duke marrë detyrën e ndihmësit të drejtorit sportiv. Ish-reprezentuesi i Zvicrës, i cili ishte një figurë e dashur për tifozët gjatë periudhës së tij si futbollist te Watfordi nga viti 2015 deri më 2017, punoi ngushtë me drejtorin sportiv Gian Luca Nani.

“Rikthimi te Watfordi ishte një përvojë fantastike. Kam punuar me njerëz të mrekullueshëm, shumë të talentuar dhe jashtëzakonisht punëtorë, në një klub të veçantë që do të ketë gjithmonë një vend në zemrën time.”

Ai shpjegoi se vendimi për t’u larguar lidhet me dëshirën për t’i kushtuar më shumë kohë familjes.

“Kam pasur fatin të kem një karrierë që më çoi në shumë vende të Evropës dhe kam kaluar shumë kohë larg shtëpisë. Kam një bashkëshorte dhe dy fëmijë dhe tani ua kam borxh kohën time atyre. E di që një klub familjar si Watfordi do ta kuptojë këtë vendim të vështirë.”./Indeksonline/