15:09 / E Shtunë, 10 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Lajm i mirë/ Mjekëve të Kosovës u njihet statusi i barabartë me të gjitha vendet që s’janë në BE

Asambleja e Përgjithshme e Komitetit të Përhershëm te Mjekëve Evropian ka miratuar anëtarësimin e Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Oda e Mjekëve të Kosovës, si anëtare vëzhguese, me status të barabartë me të gjitha shtetet që nuk janë anëtare të BE-së.

Kjo është bërë e ditur nga vet Oda e Mjekëve të Kosovës, shkruan Indeksonline.

“Përkundër vështirësive, sfidave dhe pengesave në këtë proces, puna, mundi dhe angazhimi i OMK-së ka sjellë rezultat konkret në forcim të përfaqësimit ndërkombëtar dhe marrëdhënieve me organizatat simotra. Shfrytëzojmë rastin që t’i falënderojmë të gjitha delegacionet e shteteve që kanë përkrahur anëtarësimin tonë në këtë organizatë ndërkombëtare.

Po ashtu falënderojmë institucionet shtetërore të Republikës Kosovës, që kanë dhënë përkrahjen për pjesëmarrje në këtë proces”, përfundon kumtesa./Indeksonline/