08:12 / E Diele, 31 Maj 2020 / indeksADMonline

Lajm i mirë nga Anglia, raundi i katërt i testimeve, asnjë rast me Koronavirus

Asnjë futbollist i Premier League-s nuk ka rezultuar pozitiv me Koronavirus nga fundit i testimit. Një total prej 1 130 lojtarësh dhe personel u testuan në raundin e katërt, duke i bindur më hsumë autoritet për rinisjen e planifikuar më 17 qershor. Në njoftim shkruhet:

“Premier League mund të konfirmojë sot se të enjten, 28 maj, dhe të premten, 29 maj, 1130 lojtarë dhe pjesëtar të stafeve të klubevet u testuan për Covid-19. Nga këto, asnjë rast nuk ka rezultuar pozitive. Premier League po ofron këtë informacion të grumbulluar për qëllime të integritetit të konkurrencës dhe transparencës.

Nuk do të jepen detaje specifike për klubet ose individët dhe rezultatet do të bëhen publike pas çdo raundi të testimeve. Raundi aktual i testimit ishte më i madhim me rreth 60 testime për secilin klub.”

Tri raundet e mëparshme, të përfunduara midis 17 majit dhe 26 majit, zbuluan gjithsej 12 raste pozitive nga 2 700 teste gjithsej.”