14:29 / E Enjte, 02 Korrik 2020 / indeksADMonline

Lajm i mirë nga Lugina, konfirmohen 3 deputetë shqiptarë në Parlamentin e Serbisë

Shqiptarët në Luginë do të përfaqësohen nga tre deputetë shqiptarë në Parlamentin e Serbisë. Lajmin e ka dhënë Shaip Kamberi.

“Tri mandate për deputetë të siguruara tashmë nga “ADSH- Lugina e Bashkuar”, si rezultat i një bashkëpunimi të partive shqiptare me Tiranën dhe përkrahjes së Prishtinës.

Ngritje e fuqisë politike të shqiptarëve që duhet materializuar në ndërtimin e strategjisë së përbashkët”, shkruan Kamberi në njoftim./Indeksonline/