18:35 / E Enjte, 02 Prill 2020 / indeksADMonline

Lajm i mirë nga Vushtrria: 12 të testuarit, dalin negativ me koronavirus

Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli, përmes një postimi të bërë në Facebook ka dhënë një lajm të mirë.

Ai ka thënë se të gjithë të testuarit nga kjo komunë, kanë rezultuar negativ me COVID19, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i tij:

Lajm shumë i mirë!

Të gjithë 12 të testuarit sot nga Vushtrria rezultojnë negativ me #coronavirus ? 9 nga 12 të testuarit janë kontakt i pacientës 7.


Me disciplinë dhe duke ndihmuar njëri tjetrin do ta mposhtim këtë armik të padukshëm.

#rrinshpi ruaje vetën, ruaje familjen, ruaje qytetin