Lajm i mirë për mërgimtarët, shkurtohet koha e pritjes në kufi
Sot gjatë ditës, pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë, shënuan periudhën më të gjatë që nga fillimi i verës.
Kështu, pasdite në pikëkalimin e Mërdares, ata duhej të prisnin tetë deri në nëntë orë për të hyrë në Kosovë, shkruan Indeksonline.
Mirëpo, sipas Qendrës kombëtare për menaxhimin kufitar, tani në Merdare pritjet nuk janë më të gjata se dy orë për të hyrë, kurse për të dal shtatë orë.
Derisa, raportohet se kolonat në hyrje janë të gjata 700-800 metra, kurse në dalje 1400 metra.
Pikë tjetër kufitare në të cilën pritjet janë deri në dy orë është ajo e Dheut të Bardhë, ku kolona është e gjata 1000 metra në hyrje dhe 400 në dalje. /Indeksonline/