11:04 / E Enjte, 13 Janar 2022 / AR

Lajm i shumëpritur, zbulohet se kur do të publikohet kënga e re nga Kanye West

Kanye West ka zbuluar planet se mund të lansoj këngën e re këtë javë.

‘Pista’ mund të publikohet nesër, transmeton Indeksonline.

West i cili ka ndryshuar ligjërisht emrin e tij në Ye, shihet në një bisedë në FaceTime me Dj Premier i shoqëruar nga The Game, Pusha T dhe producenti Mike Dean, teksa bën paralajmërimin e madh.

Kanye së fundmi publikoi videon për ‘ Heaven and Hell ‘ nga albumi i tij i fundit DONDA .

Kënga u nominua për çmimin ‘Grammy’ në kategorinë e albumit më të mirë Rap.

Super ylli, West, është shpallur edhe si një nga titullarët e ‘Coachella’ këtë vit. Billie Eilish dhe Harry Styles gjithashtu do të jenë në krye të çmimit në festival./Indeksonline/