75 Mall Live Search
19:08 / E Mërkurë, 29 Prill 2026 / G T

Lajm pozitiv për Liverpoolin! Salah pritet të rikthehet para fundit të sezonit

Liverpooli ka konfirmuar se Mohamed Salah pritet të rikthehet në fushë para përfundimit të këtij sezoni.

Sulmuesi egjiptian u zëvendësua gjatë pjesës së dytë në fitoren e fundjavës së kaluar në Premier League ndaj Crystal Palace në “Anfield”, duke ngritur shqetësime për një dëmtim më serioz, shkruan Indeksonline

Megjithatë, pas ekzaminimeve mjekësore, klubi ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një dëmtim të lehtë muskulor. Sipas njoftimit zyrtar, pritet që Salah të jetë i gatshëm për të luajtur sërish para mbylljes së sezonit 2025-26.

Ky rikthim i mundshëm merr rëndësi të veçantë duke qenë se lojtari pritet të largohet nga Liverpool FC gjatë kësaj vere, duke e bërë fazën e fundit të sezonit vendimtare për një mbyllje të denjë të aventurës së tij me “The Reds”./Indeksonline/