16:52 / E Diele, 10 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Lajm shumë i keq për Kosovën, lëndohet Benjamin Kololli

Benjamin Kololli ka pësuar një lëndim në ndeshjen e Zurichut kundër Sionit.

Ylli i Kosovës u detyrua të braktis lojën në minutën e 42-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Ky lëndim i Kolollit vjen disa ditë para ndeshjes me Çekinë dhe Anglinë.

Shpresojmë që anësori i “Dardanëve” të mos ketë diçka serioze dhe të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e fundit kualifikuese. /IndeksOnline/