20:10 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Lajme të këqija për Neymar, do të mungojë në ndeshjen e nesërme

Neymar nuk do të jetë në gjende të luaj në ndeshjen e Paris Saint-Germain kundër Nantes , e cila do të zhvillohet nesër nga ora 21:05.

PSG e ka konfirmuar mungesën e brazilianit me arsyetimin që ai është i lënduar, transmeton IndeksOnline.

Futbollisti i cili të mërkurën do të mbush 28 vjeç do të pushoj për ndeshjen e nesërme.

Kurse vetëm 5 ditë pas ndeshjes kundër Nentes, klubi i Neymar do të përballet edhe me Lyonin si vendas.

Paris Saint-Germain aktualisht gjendet në pozitën e parë me 55 pikë kurse pas tyre rënditet Marseille me 43 pikë./Indeksonline/.