21:25 / E Diele, 12 Prill 2020 / indeksADMonline

Lajme të mira nga Italia, rënie rekorde të numrit të viktimave

Së fundmi, Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket koronavirusit. Italia ka raportuar për 431 vdekje nga koronavirusi në 24 orët e fundit – çfarë është numri më i ulët në më shumë se tri javë, përcjell albinfo.ch.

Sipas autoriteteve shëndetësore, shifra e së dielës është më e ulëta qysh më 19 mars, kur janë regjistruar 427 vdekje të lidhura me koronavirus.

Po ashtu, sipas statistikave, numri i njerëzve në kujdes intensiv në këtë vend ka vazhduar po ashtu të bie, me 38 raste më pak se ditën paraprake.

“Të dhënat tregojnë se masat (e izolimit) janë duke pasur ndikim”, tha profesori Luca Richeldi, këshilltar për shkencë i Qeverisë italiane.

Në total, Italia ka 19,899 të vdekur nga koronavirusi dhe 156,363 të infektuar.

Po ashtu, Italia është vendi më i goditur në Evropë nga kjo sëmundje.

Rajoni më i prekur i Italisë është Lombardia, e cila është izoluar qysh më 8 mars.