21:40 / E Enjte, 26 Mars 2020 / indeksADMonline

Lajme të mira për ish futbollistin e Ajax që ishte në komë, gjendja e tij shëndetësore ka filluar të përmisohet

Ish futbollisti i Ajax, Abdelhak Nouris ka gëzuar tifozët e skuadrës së Ajax.

Kjo pasi që gjendja e tij shëndetësore ka filluar të përmisohet, transmeton IndeksOnline.

Futbollisti ishte lënduar rëndë në kokë në një ndeshje miqësore ku edhe kishte rënë në gjendje kome.

Tani vëllau i tij ka treguar që Abdelhak ka filluar të përmisohet dhe gjendja e tij është e mirë.

Mirëpo ai ka treguar që ende nuk mund të ngrihet në këmbë dhe arrijnë të komunikojnë me anë të shenjave të fytyrës./IndeksOnline/.