09:30 / E Shtunë, 04 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Lajme të mira për Liverpulin, rikthehen në stërvitjeve Van Dijk dhe Firmino

Virgil van Dijk dhe Roberto Firmino i kanë dhënë trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klopp, një gëzim të madh, teksa u panë që janë rikthyer ushtrimeve në terrenin stërvitor.

Dyshja u panë duke buzëqeshur jashtë në Qendrën e Stërvitore AXA pasditen e sotme, teksa vazhdojnë të rikuperohen nga lëndimet përkatëse.

Van Dijk nuk është paraqitur për Liverpoolin që nga një lëndim në muskul kundër Brentfordit muajin e kaluar, ndërsa sulmuesi brazilian pësoi një lëndim gjatë kampit stërvitor në Dubai.

Përplasja e ‘Reds’ kundër Wolverhamptonit në Premierligë të shtunën, ndoshta do të vijë shumë shpejt për të dy yjet, por ata mund të kthehen në të ardhmen e afër për të lehtësuar krizën e vazhdueshme të lëndimeve.