17:58 / E Premte, 08 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Lajme të reja për Neuer, “kuku” për Bayernin

Manuel Neuer është duke i munguar Bayernit që nga shtatori i këtij viti pas një frakture që pësoi. Portieri ndoshta më i mirë në botë në vitet e fundit pritej të kthehej në fillim të vitit 2018.

Por, lajmet e fundit nga kampi bavarez kanë marrë me shqetësim nja raport të ri mjekësor. Raportohet se Neuer e ka të pamundur rikthimin deri në muajin mars të këtij viti.

Kjo pasi që një lëndim i ri do të ia rrezikonte seriozisht karrierën. Sven Ulreich dhe Christian Fruchtl janë dy portierët alternativë të Neuer për trajnerin Heynckes./Indeksonline/