18:48 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / A. A

Lajmërohen 6 fëmijë të Maradonës, 4 prej tyre jetojnë në Kubë

Diego Armando Maradona u nda nga jeta të mërkurën e kaluar në moshën 60 vjeçare.

Këto ditë e gjithë bota ka kujtuar momentet legjendare të argjentinasit në futboll.

Vlenë të ceket që pasuria që ka lënë Maradona vlerësohet rreth 75 milionë dollarë, transmeton Indeksonline.

Për shkak të martesave dhe lidhjeve të komplikuara të dashurisë që ka pasur gjatë jetës, do të jetë problem për familjarët e tij të marrin hise në trashëgimi.

Maradona ka 5 fëmijë me 5 gra të ndryshme, por tani mediumet në Argjentinë raportojnë se argjentinasi ka edhe 6 fëmijë tjerë nga lidhjet jashtëmartesore, 4 prej tyre aktualisht jetojnë në Kubë.

/Indeksonline/