15:34 / E Shtunë, 25 Mars 2023 / Gj. Sh

Lajmërohet Agim Ademi, nga arresti shtëpiak përkrah Kosovën

Kosova sonte do të luaj ndaj Izraelit, por kësaj radhe nga afër nuk do të jetë kryetari i FFK-së, Agim Ademi.

Ai aktualisht është në arrest shtepiak për një muaj, pasi kështu ka vendosur Gjykata Themelore e Prishtinës, me kërkesë të Prokurorit të Shtetit, shkruan IndeksOnline.

Përkundër arrestit shtepiak, Ademi do ta përkrah Kosovën në një mënyrë tjetër.

Ai ka bërë një postim në profilin zyrtar në Facebook, pa e shkruar asnjë fjalë, por e shpërndau videon motivuese të Kombëtares në rrugëtimin e saj drejt kualifikimit në Kampionat Evropian.

Agim Ademi akuzohet për shmangie të taksave dhe abizimit me detyrën zyrtare./IndeksOnline/