21:22 / E Mërkurë, 01 Maj 2019 / indeksADMonline

Lajmërohet Casillas, tregon për gjendjen e tij

Iker Casillas ka pësuar një sulm në zemër gjatë ditës së sotme ku është dërguar me urgjencë në spital.

Shëndeti i legjendës spanjolle tashmë është stabil dhe nuk ka ndonjë rrezik.

“Gjithçka nën kontroll këtu, një frikë e madhe, por me forcat e paprekur. Ju faleminderit shumë për mesazhet dhe dashurinë”, ka shkruar Casillas.

Ish-portieri i Real Madrid ka marrë shumë mesazhe gjatë ditës nga klubet dhe futbollistë të nivelit botëror. /IndeksOnline/