14:35 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

Lajmërohet EULEX: Po përcjellim me kujdes situatën në veri!

EULEX është duke monitoruar nga afër dhe me kujdes situatën në veri të Mitrovicës. Gjithashtu është thënë se patrullimi në veri po bëhet në përputhje me mandatin që ka EULEX, si instancë e dytë intervente.

Këtë e ka deklaruar për Tanjug, shefja e Zyrës së Informimit të EULEX, Dragana Nikoliq Solomon, transmeton Indeksonline.

“Policia e Kosovës është instanca e parë intervente për të gjitha incidentet e sigurisë në Kosovë”, ka shtuar tutje ajo.

Ndryshe dje Policia e Kosovës ka arrestuar drejtorin e të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq pas hyrjes ilegale në territor të Kosovës./Indeksonline/