18:04 / E Premte, 03 Maj 2019 / indeksADMonline

LAJMËROHET Kadri Veseli!

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka hedhur poshtë raportimet se ai ka marrë ndonjë ftesë nga Gjykata Speciale.

Ai ka thënë se është në një udhëtim jashtë vendit në Lublanë për çështje të doktoraturës.

“Nuk kam ftesë dhe nuk jam duke shkuar në Hagë, as për vizitë dhe as për Gjykatën Speciale. Nuk është e vërtetë që kam ftesë për ndonjë intervistë. Po të kisha do ta bëja njoftimin publik. Nuk është marre, as kiamet. Më vjen keq në qoftëse dikush është shqetësuar për këtë lajm, por më vjen keq edhe për ata që i janë gëzuar këtij lajmi. E kam thënë edhe më parë se askush nuk më frikëson. Vetëm kombi im mund të më gjunjëzojë apo përkrahë”, ka shkruar ai.