75 Mall Live Search
22:23 / E Mërkurë, 04 Korrik 2018 / indeksADMonline

Lajmërohet Shaqiri: Ja ku do të luaj sezonin tjetër

Xherdan Shaqiri ka qenë futbollisti më i përfolur kohët e fundit, jo vetëm për shkak të golit në ndeshjen me Serbinë por edhe për shkak të ardhmes së tij.

Skuadra e tij aktuale, Stoke City ka rënë nga Premierliga, mirëpo futbollisti i lindur në Gjilan nuk ka ndërmend ta ndryshoj ligën, por me siguri klubin po.

Xherdani ka ofruar sot një përditësim për të ardhmen e tij dhe është një lajm i mirë për Liverpoolin.

“Unë dua të qëndroj në Premier Ligë, dhe së shpejti do të kuptoni klubin tim të ri”, ka thënë Shaqiri për Sporx.

Liverpooli ka qenë i lidhur me mesfushorin e Zvicrës për disa kohë dhe duke pasur parasysh se dëshiron të qëndrojë në Angli, ai mund të jetë në rrugën e tij drejt Anfield. /IndeksOnline/