23:31 / E Enjte, 26 Mars 2020 / indeksADMonline

Lajmërohet Thaçi: Falemnderit Amerikë, lajmet e rreme janë kërcënim i përhershëm

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka falenderuar Richard Grenell, Matthew Palmer dhe Philip Kosnet për deklaratën e sigurisë, se nuk ekziston një plan sekret për shkëmbime territoresh.

Thaçi ka thënë se tani duhet të përdoret momenti dhe mbështetja e SHBA-së për të rifulluar dialogun dhe për të arritur marrëveshjen përfundimtare me njohjen reciproke për anëtarësim në Kombet e Bashkuara.

Ai ka shtuar se lajmet e rreme dhe spekulimet janë një kërcënim i përhershëm për këtë qëllim.

Shkrimi i tij i plotë:

“Faleminderit Richard Grenell, Mattheë Palmer dhe Philip Kosnett për këtë deklaratë të sigurisë. Ne duhet të përdorim momentin dhe mbështetjen e SHBA-ve për të rifilluar dialogun dhe për të arritur marrëveshjen përfundimtare me njohjen reciproke për anëtarësim në Kombet e Bashkuara. Lajmet e rreme dhe spekulimet janë një kërcënim i përhershëm për këtë qëllim.