16:53 / E Premte, 14 Gusht 2020 / indeksADMonline

LAJMI I FUNDIT: Florent Hadergjonaj largohet nga Hudderfield Town

Raportohet se Florent Hadergjonaj është larguar nga klubi anglez, Hudderfield Town.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i sportit në vendin tonë, Arlind Sadiku, i cili sipas informacioneve që ka siguruar, thotë se Hadergjonaj nuk do të kthehet për të luajtur në Angli, por do të pres ofertën e re, shkruan IndeksOnline

Tutje thuhet se për mbrojtësin kosovar, interesim kanë disa klube nga Turqia e në veçanti ai i Fenerbahces.

Më poshtë postimi i plotë i Sadikut pa ndërhyrje nga redaksia:

” Ekskluzive

Florent Hadergjonaj largohet nga Hudderfield TownMbrojtesi kosovar nuk do te rikthehet per te vazhduar karrieren ne Angli te Hudderfieldi, ndonese ka edhe nje vit kontrate. Disa skuadra evropiane jane te interesuara per sherbimet e Hadergjonajt dhe gjate ketij afati kalimtar ai do te gjej klub te ri. Oferta konkrete ka nga disa klube ne Turqi ndersa interesim per 26-vjeçarin vazhdon te shfaq Fenerbahçe”.