22:03 / E Enjte, 13 Gusht 2020

LAJMI I FUNDIT: Mergim Vojvoda afër transferimit te klubi i madh italian

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mergim Vojvoda pritet t’i bashkohet skuadrës italian, Atalantës.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i sportit në vendin tonë, Arlind Sadiku, ku sipas tij Vojvoda ka arritur marrëveshje me klubin e Atalantës, shkruan IneksOnline

Tutje thuhet se tashmë po pritet vetëm vendimi i skuadrës, Standardit te Lieget.

“Ekskluzive

Mergim Vojvoda te Atalanta

Mbrojtesi kosovar eshte ne negocioata me klubin italian Atalanta dhe ka shume mundesi qe te transferohet ne Serie A gjate ketij afati kalimtar. 25 vjeçari ka arritur marreveshje personale me Atalantan. Tashme mbetet vetem pajtimi mes Standardit te Lieget dhe Atalantas per shumen e transferimit. Ky do te ishte super-transfer per Mergimin”.