12:46 / E Shtunë, 29 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Lajmi i fundit: Shtyhet ndeshja Juventus-Inter

Përmes një komunikate zyrtare nga skuadra e Interit është konfirmuar që ndeshja në mes Interit dhe Juventusit do të shtyhet.

Sipas këtij klubi kjo ndeshje do të zhvillohet më 13 maj, transmeton IndeksOnline.

Këto veprime po besohet se janë marrë për shkak të masave urgjente për kontrollimin dhe parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Po ashtu përveq kësaj ndeshje janë shtyrë edhe ndeshjet Milan-Genoa, Parma-SPAL, Sassuolo-Brescia, Udinese-Fiorentina.

Kurse finalja e Kupës së Italisë do të caktohet për të mërkurën më 20 maj 2020./Indeksonline/.