23:23 / E Diele, 26 Janar 2020 / indeksADMonline

Lajmi për vdekjen e Bryant arrin në NBA, basketbollistët nuk luajnë për 24 sekonda

Lajmi që legjenda e basketbollit, Kobe Bryant, ka vdekur së bashku me vajzën e tij 13 vjeçare ka prekur shumë njerëz në gjithë globin.

Në ndeshjet e hershme që ishin në orar sonte në NBA, parashihej të luhej ndeshja mes San Antonio Spurs dhe Toronto Raptors.

Lojtarët e të dy palëve nuk dërguan topin përpara, duke lënë orën e aksionet prej 24 sekondave të shkoj deri në fund si shenjë respekti për numrin e Bryant, 24. Bryant për shumë vite barti edhe numrin 8.

Lojtarët, trajnerët dhe të gjithë shikuesit shiheshin duke duartrokitur.

Përkundër lajmit të zi për sportin e basketbollit, lojërat përsëri do të vazhdojnë me orarin e përcaktuar.