07:53 / E Premte, 19 Mars 2021 / Blerim

Lakers arrin fitore, LeBron James njeriu i ndeshjes

Skuadra e Los Angeles Lakers ka shënuar fitoren e radhës. Lakers mposhtën 116-105 skuadrën e Charlotte Hornets.

Basketbollisti më i mirë i mbrëmjes ishte LeBron James – i cili realizoi 37 pikë, bëri 8 kërcime dhe 6 asistime, shkruan IndeksOnline

Paraqitje fantastike pati edhe lojtari i Charlotte, Ball La, i cili realizoi 26 pikë, 5 kërcime dhe 7 asistime.

Fitore në këtë raund kanë shënuar edhe skuadrat, Washington Wizards 131-122 Utah Jazz dhe Atlanta Hawks 116-93 Oklahoma City./IndeksOnline/