12:18 / E Hënë, 31 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Lakers rikthehen te fitorja, Toronto “leksion” Chicago e dominon në Lindje

Pas dy humbjesh radhazi skuadra e Lakers rikthehet te fitorja në NBA, duke mundur 121-114 Sacramento, ndeshje në përgjithësi e ekuilibruar, vendosur në minutat e fundit në favor të ekipit kalifornian. Sërish munguan James e Rondo, por këtë herë të rinjtë treguan se sa vlejnë, me Pope që realizoi 26 pikë, Hart 22 e Ingram 21, duke bërë diferencën në parket.

Fiton në sekondat e fundit skuadra e Orlando, që mposhti 109-107 Detroit, ndeshje që dhuroi emocione në fund. Ndeshje e mirë e Augustin për Orlando, autor i 26 pikëve, mbështetur edhe nga Gordon e Vucevic, me nga 22 pikë secili.

Dallas fitoi 105-103 ndaj Oklahoma, sfidë vendosur në sekondat e fundit nga Jordan, që realizoi pikët e fitores (12 pikë e 17 rebound). Më i miri për Mavericks ishte Doncic me 25 pikë, ndërsa për Thunder nuk mjaftuan 36 pikët e George për të evituar humbjen. Vijon të dominojë në Lindje skuadra e Toronto, që mundi 95-89 Chicago, sfidë vendosur në pjesën e dytë në favor të ekipit kanadez.

Leonard realizoi 27 pikë, ndërsa Suiskam 20 pikë e 12 rebound, një dyshe që i dha fitoren skuadrës së Torontos. Fiton edhe Portland, që mundi 129-95 Philadelphia (McCollum 35 pikë), ndërsa Minnesota fitoi 113-104 ndaj Miami (Towns 34 pikë).

NBA – Rezultatet e sotme

Orlando – Detroit, 109-107

Miami – Minnesota, 104-113

Toronto – Chicago, 95-89

Dallas – Oklahoma, 105-103

Portland – Philadelphia, 129-95

Lakers – Sacramento, 121-114