13:38 / E Shtunë, 09 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Lakers të papërmbajtshëm me dyshen James-Davis, Golden State në krizë të thellë

Është ende herët për ta thënë me siguri diçka të tillë, por dielli duket që në mëngjes dhe mjafton vetëm fillimi i sezonit të ri në NBA për të kuptuar se Los Angeles po rikthehen ata të kohëve të artë.

Edhe Miami nuk mundi të bënte asgjë përballë dyshes së ëndrrave James-Davis. Kalifornianët triumfuan 95-80 në Staples Center duke marrë fitoren e 7-të në 8 takime dhe për momentin kryesojnë të vetëm klasifikimin e Konferencës së Perëndimit. Një ndeshje e dominuar nga Lakers për meritë të dyshes Anthony Davis-LeBron James.

I pari realizoi 26 pikë ndërsa koleksioni edhe 8 rebound e 7 asiste ndërkohë që mbreti James u mjaftua me 25 pikë. Vazhdon kriza e thellë e Golden State Warriors. Me Durant që u largua dhe Stephen Curry-in, Klay Thompson dhe Draymond Green që janë të dëmtuar, skuadra nga Oakland po përjeton një moment të errët pasi u mposht pas kohës shtesë nga Minnesota Timberwolves me rezultatin 125-119 duke pësuar humbjen e 7-të në 9 ndeshjet e fundit.

As paraqitja më e mirë në karrierë e D’Angelo Russell nuk shpëtoi nderin e Golden State, me ish-lojtarin e Lakers që arriti të koleksiononte plot 52 pikë, 9 rebound dhe 5 asiste. Vijon momenti i mirë për kampionët në fuqi të Toronto Raptors të cilët regjistruan suksesin e 6-të në 8 takime falë 122-104 në parketin e Neë Orleans Pelicans. Kamerunasi Pascal Siakam ishte thjeshtë spektakolar në këtë sfidë me 44 pikë, 10 rebound dhe 4 asiste.