08:52 / E Mërkurë, 13 Janar 2021 / C E

Lakers tjetër leksion Houston, fitojnë Brooklyn e Spurs

Lakers nuk ndalet në marshimin e tij në kampionat, duke mundur 117-100 Houston jashtë fushe, sukses që konsolidon kampionët e NBA-së në krye të renditjes në Perëndim. 6 lojtarë të Lakers realizuan mbi 10 pikë, me LeBron James që shënoi 26 pikë.

Humbet skuadra e Golden State, që u mund 104-95 nga Indiana. Turner me 22 pikë e 12 rebound ishte më i mirë për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 22 pikët e Wiggins për Warriors.

Fiton skuadra e San Antonio, që falë 24 pikëve të Walker mposhti 112-102 Oklahoma. Ndeshje spektakolare ajo që nxori fitues Philadelphia, që mundi 137-134 Miami.

Ndeshje magjike për Embiid, që reazlioi 45 pikë e 16 rebound. Utah Jazz fitoi me lehtësi 117-87 ndaj Cleveland (Mitchell 27 pikë), ndërsa Brooklyn mposhti 122-116 Denver (Durant 34 pikë e 13 asist).

NBA – Rezultatet e sotme

Philadelphia – Miami, 137-134

Brooklyn – Denver, 122-116

Cleveland – Utah Jazz, 87-117

Chicago – Boston, e shtyrë

Houston – Lakers, 100-117

Oklahoma – San Antonio, 102-112

Golden State – Indiana, 95-104