23:32 / E Martë, 11 Maj 2021 / A K

Lama: Programi për politikë të jashtme i qeverisë është fontanë dëshirash

Alma Lama nga LDK vlerëson se Qeveria e Kosovës nuk i ka adresuar në programin qeverisës çështjet kryesore sa i përket politikës së jashtme.

“Programi për politikën e jashtme është fontanë dëshirash, i shkruar në mënyrë jo shumë profesionale”, është shprehur Lama.

“Është konfuz mënyra se si është shkruar por janë përcaktuar disa parime themelore, si partneriteti strategjik, përmendet NATO, BE… Nuk pashë si do të ndodh reforma. Gjëja e parë që duhet ta bëjë Ministria e Jashtme është  ndryshimi i ligjit për shërbim të jashtëm për të caktuar se kush është diplomat dhe kush është pjesë e administratës”.

“Problemet e shërbimit të jashtëm nuk i pashë të adresuara. Ka pasë mungesë të informacionit se si funksionon shërbimi i jashtëm. Pashë gabime si ajo që do të vendosen marrëdhënie diplomatike me vendet jonjohëse. Marrëdhëniet diplomatike duhet vendosur fillimisht me vendet njohëse”.

Lama në Edicionin Special ka pohuar se strategji e qeverisë duhet të jetë njohja e pesë vendeve të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën.

“Anëtarësimi në OKB do të duhet të jetë fokusi tek marrëveshja përfundimtare me Serbinë. Duhet të punohet me vendet që janë në dilema”.