10:34 / E Shtunë, 16 Janar 2021 / B O

Lamborghini shet modele edhe me kriptovaluta

Një pikë shitëse e Lamborghinit në SHBA ka dalur publikisht me njoftimin se pranojnë kriptovaluate për blerjen e modele të tyre.

Megjithëse, do t’ju duhet t’i telefononi dhe të shihni se cilat monedha pranohen dhe cilat jo – Bitcoin është njëra ndër tyre, dhe ndoshta disa të tjera të forta sa i përket tregut.

Kjo nuk është hera e parë që dikush do të kishte ose mund të kishte blerë automjete duke përdorur monedhën e kriptuar. Në fakt, nuk është as hera e parë për këtë auto-sallon të veçantë. Në vitin 2013, dikush pagoi në Bitcoin për një Tesla Model S, të blerë në “Lamborghini Newport Beach”.

Kjo është megjithatë hera e parë që Përfaqësia reklamon zyrtarisht këtë metodë alternative pagese (duke përdorur platformat e tyre të mediave sociale). Pra, nëse keni ndonjë Bitcoin, mund ta përdorni për t’i marrë vetes një Huracan, Aventador ose Urus të ri. /IndeksOnline/