12:46 / E Martë, 26 Mars 2019 / indeksADMonline

Lamborghini shkatërrohet në takimin e adhuruesve të makinave

Prodhuesi britanik i makinave HR Owen organizoi një takim të entuziastëve të makinave në pjesën perëndimore të Londrës, por ngjarja nuk kaloi pa probleme.

Në një përpjekje për të demonstruar fuqinë e Lamborghini Hurricane Performante, shoferi përshpejtoi në një rrugë të ngushtë me makina të parkuara në anën tjetër.

Ai nuk ka goditur asnjë nga këto makina, por është përplasur për një mur betoni dhe një pemë.

Me sa duket, motori atmosferik V10 ishte shumë i madh për një shofer, i cili humbi kontrollin e “bishës” me 640 kuaj fuqi dhe shkatërroi makinën.

Fatmirësisht, shoferi nuk u lëndua dhe nuk kishte këmbësorë në zonë.