15:17 / E Premte, 14 Qershor 2019 / indeksADMonline

Lamborghini Urus bëhet me 700 kuajfuqi nga ABT

Më në fund, modifikuesi gjerman ka bërë një pushim nga modifikimi i makinave që modifikon gjithmonë, siç kanë Volkswagen, Audi, SEAT dhe Skoda, për tu fokusuar tani në Lamborghini Urus.

640 kuaj fuqi nuk ishin të mjaftueshme. Prandaj motori twin-turbo 4.0-litër V8 është modifikuar për të prodhuar 700 kuaj fuqi, thënë ndryshe: 7 kuaj fuqi më pak se Jeep Grand Cherokee Trackhawk që ka motorin supercharged 6.2-litër V8.

Fuqia shtesë vjen së bashku me një shtesë në fuqinë rrotulluese. Nga 850 Nm makina tani ka 910 Nm fuqi rrotulluese.

Sipas ABT, muskujt që i janë shtuar makinës, e bëjnë atë të arrijë shpejtësinë 96 km/h për dy të dhjetën e sekondit më shpejt se më parë. Tani makinës i duhen 3.4 sekonda, ose 0.1 sekonda më pak se Trackhawk.

Lamborghini Urus fatkeqësisht nuk ka marrë shpejtësi maksimale shtesë nga ky modifikim. Por shpejtësia prej 305 km/h është mjaftueshëm e lartë.