00:00 / E Diele, 15 Shtator 2019 / indeksADMonline

Lampard: Ne ndryshuam sistemin e lojës

Chelsea e mposhti Wolvesin në udhëtim me rezultat 2:5 me het-trikun e Abraham dhe golat e Tomori dhe Mason Mount, krejt këta prodhim i Chelseat.

Pas ndeshjes, bosi i Chelseat, Frank Lampard u shpreh i kënaqur me lojën e treguar.

“Është një vend i vështirë për të ardhur. Ata nuk kanë humbur këtu për një kohë të gjatë. Ata morën rezultate të mira kundër gjashtë skuadrave më të mira sepse mborhen aq mirë dhe janë të rrezikshëm në kundërsulm.

“Ne ndryshuam sistemin. Lojtarët e morën atë ndryshim me të vërtetë mirë. Unë jam i kënaqur që erdha këtu dhe shënuam pesë gola sepse jo shumë ekipe e bëjnë atë ” – u shpreh anglezi Lampard./Indeksonline/