20:25 / E Shtunë, 16 Janar 2021 / Blerim

Lampardin e shpëton ‘djali’ i tij, Blutë fitojnë derbin londinez

Skuadra e Chelseat mezi ka arritur fitore në udhëtim ndaj Fulhamit.

Blutë e Londrës fituan minimalisht 1 me 0 me golin e shënuar nga Mason Mount në minutën e 78’të, shkruan IndeksOnline.

Skuadra e Frank Lampardit ishte me një lojtar më shumë në fushë që nga minuta e 44’të, pasi me të kuq u ndëshkua anësori Robinson.

Me këtë fitore Chelsea ngritët në pozitën e 7’të me 29 pikë, aq sa ka Southampton (një ndeshje më pak) dhe West Ham.

Kurse Fulham vazhdon luftën për mbijetesë, ku në 17-xhiro ka grumbulluar 12 pikë./IndeksOnline/