21:11 / E Martë, 04 Gusht 2020 / C E

Lamtumira e Iker Casillasit, Buffon mesazh prekës

Iker Casillas dhe Gianluigi Buffon, dy legjenda të futbollit të bashkuar në një marrëdhënie të ngushtë bazuar në respektin dhe admirimin që ata gjithmonë kanë pohuar për njëri-tjetrin.

Rivaliteti i jashtëzakonshëm që ata kanë patur si “yje” në nivel klubesh dhe përfaqësuesesh ka shënuar dy dekadat e fundit.

Portieri italian postoi një mesazh emocional për lamtumirën e Casillasit.

Thonë që konkurrenca na bën më të mirë se të tjerët, por ne nuk jemi të përkryer para vetes. Ndoshta ky kërkim i kotë i përsosmërisë na bëri këta që jemi”, shkruan portieri i Juventusit.

Faleminderit Iker, pa ju, gjithçka do të kishte qenë më pak domethënëse“, e mbyll Buffon.