75 Mall Live Search
20:15 / E Diele, 19 Maj 2024 / G T

Lamtumira e Kloppit, Trent-Arnoldi nuk i ndal dot lotët

Jurgen Klopp sot udhëhoqi ekipin e Liverpoolit drejt një fitoreje ndaj Wolves, që ishte e fundit në Premier League për të.

Trajneri gjerman u përshëndet me tifozët dhe me lojtarët e “The Reds”, pasi kjo ishte ndeshja e tij e fundit, shkruan Indeksonline

Kamerat kapen momentin kur mbrojtësi i Kombëtares së Anglisë, Trent-Arnold filloi të qante derisa Jurgen Klopp ishte duke dhënë një fjalim emocionues para tifozëve dhe lojtarëve të tij.

Jurgen Klopp u përshëndet me lojtarët e Liverpoolit, kurse vendin e tij në stolin “The Reds” do e zë holandezi, Arne Slot../Indeksonline/