23:41 / E Enjte, 26 Nëntor 2020 / Blerim

Lamtumira e Maradonës!

Bota po i jep lamtumirën Diego Armando Maradonës.

Futbollisti që i solli Kupën e Botës Argjentinës në vitin 1986 ka ndërruar jetë ditën e mërkurë, shkruan lajmi.net.

Gjatë ditës së enjte, në objektin e qeverisë ishte vendosur trupi i tij i pajetë, me tifozët që i bënë nderimet e fundit për të.

Në një ceremoni të organizuar, kortezhi i varrimit ka mbërritur në varrezat në periferi të Bounes Aires, ku Maradona do të varroset.

Në këto varreza janë edhe prindërit e tij, që po bënë pushimin e përjetshëm.