13:09 / E Hënë, 14 Janar 2019

Lamtumirë Andy MURRAY

Andy Murray, kampioni i 3 Grand Slam-eve, është eliminuar në raundin e parë të Australian Open nga spanjolli Roberto Bautista me rezultatin e përgjithshëm 3:2 në sete, 6:4, 6:4, 6:7, 6:7 dhe 6:2.

Murray ishte shumë afër që ta bënte një nga rikthimet më të mëdha në histori të tenisit, pasi ishte duke humbur 2 me 0, ai barazoi rezultatin në 2 me 2 por si duket Murray u vetkënaq shumë dhe kjo i kushtoi britanezit i cili humbi setin e 5-të me rezultat 6 – 2, shkruan Indeksonline

Kjo mund të jetë ndeshja e fundit në karrieren e Murray pasi ai ditë më parë njoftoi se për shkak të lëndimeve ai nuk mund të vazhdojë të luaj më dhimbje.

Murray ka qenë 5 herë finalist i Australian Open por nuk ia ka dalë asnjëherë që ta fitoj titullin./Indeksonline/

Mos i humb