09:39 / E Enjte, 02 Korrik 2020 / indeksADMonline

Lamtumirë koronavirus! Praga, festë mbi urë

Një tavolinë e gjatë 515 metra dhe disa mijëra persona ishin tubuar për t’i dhënë një lamtumirë simbolike koronavirusit.

Kjo është ajo që ndodhi në Pragë mbrëmjen e të martës së 30 qershorit ku u organizua një megafestë në urën Charles.

Të pranishmit sollën ushqime dhe pije dhe i ndanë me fqinjët.

Nuk pati asnjë distancim shoqëror, pavarësisht faktit se Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi gjatë kësaj jave se pandemia nuk është as afër fundit.

Festa lindi falë një ftese në Facebook. Organizatori i veprimtarisë, Ondrej Kobza, pronar i një lokal, i tha AFP-së: “Ne duam të festojmë fundin e krizës së koronavirusit, duke i lejuar njerëzit të takohen dhe të tregojnë se nuk kanë frikë ta bëjnë këtë. Po kështu të tregojnë se nuk kanë frikë të marrin një copë sanduiç nga fqinji i tyre “.

Republika e Çekisë ka regjistruar më pak se 12 mijë raste dhe 350 vdekje nga koronavirusi në një popullësi prej 10 milionë banorësh. Megjithatë, ajo ende nuk është pa Covid-19.