12:35 / E Premte, 25 Tetor 2019 / indeksADMonline

“Land Rover Defender SVR”, do të marrë motorin e “BMW”-së me 500 kuaj fuqi

Është fakt se “Land Rover”-i ka disa plane të mëdha për zgjerimin e modelit “Defender”, e si duket tashmë është zbuluar se një prej tyre do të jetë me performanca të larta sportive.

Ueb faqja automobilistike britanike “Autoexpress” pohon se Defenderi i ardhshëm do të përfitojë nga bashkëpunimi i Land Roverit me BMW.

Defenderit do ti shtohet emri “SVR” ashtu sikurse modeleve të tjera sportive të Land Roverit, si F-Pace SVR, Land Rover SVR e F-Type SVR.

Land Rover Defenderi supersportiv pritet ta marrë motorin 4.4 litërsh twin-turbo të BMW-së.

Përderisa motori i tashëm i BMW-së prodhon 616 kuaj fuqi në BMW X5 M, ai në Land Rover Defender do të prodhoj rreth 500 kuaj fuqi e me të synon që ta rivalizojë SUV-in e Mercedesit, AMG G63 i cili prodhon 577 kuaj fuqi.